Suksesi i radhës: Xhudistja kosovare Loriana Kuka fiton medaljen e artë në Sarajevë

schedule14:29 - 14 Shkurt, 2022

schedule 14:29 - 14 Shkurt, 2022

Loriana Kuka,një emër i njohur në sportin e xhudizmit, vazhdon të na bëjë krenarë.

Këtë herë ajo “rrëmbeu” medaljen e artë në European Open në Sarajevë, teksa mposhti në finale italianen Linda Politi, në kategorinë 78 kg.

Gjithashtu në vitin 2020, xhudistja Kuka ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, në Pragë. Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e ka cilësuar këtë fitore si një arritje dhe dëshmi e vajzave Kosovare në sportin e xhudizmit.

“Loriana Kuka ka shkëlqyer në Pragë si medaliste e bronztë e Evropës, në kategorinë – 78 kilogramë të xhudos kundër italianes Giorgia Stangherlin, gjë që dëshmon edhe njëherë kapacitetin e vajzave të Kosovës në këtë sport”, ka shkruar Dumoshi./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!