Saga e hakmarrjeve nisi pas vrasjes për vota në zgjedhje, detaje nga ekzekutimi në Shkodër

schedule10:11 - 14 Shkurt, 2022

schedule 10:11 - 14 Shkurt, 2022

Punonjësi i Ujësjellës Kanalizimeve Prekë Tonaj para se të vritej mbrëmjen e djeshme në lokalin ku ishte ulur në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ka dëgjuar nga autori dhe emrin e personit që i mori jetën.

Vrasja ndaj Tonajt ka qenë e mirë planifikuar dhe një nga pistat për hetimin është edhe ajo e gjakmarrjes. Burime për Abc bëjnë me dije se vrasja e 47 vjeçarit vjen pas disa krimeve të ndodhura mes 3 fiseve.

Pal Ksolla ka vrarë Nikollë Tonaj në komunizëm në burg. Në vitin 1996 Ksolla u vra më pas nga Fisi Tonaj. Në 2011 dyshohet se nga fisi Hasanaj është vrarë Zek Tonaj dhe është plagosur babai i tij.

Zanafilla e konfliktit ka qenë për çështje votash në zgjedhje, por me pas janë konfliktuar në një urë në Dukagjin ku ka ndodhur edhe vrasja. Dje u vra Prekë Tonaj, ndërsa të dyshuarit kryesor janë fisi Ksolla.

Lexo edhe: Hakmarrja “fut” në dhe 3 vëllezër, viktima në Shkodër lë pas 4 fëmijë

Tonaj ishte i treti nga vëllezërit e familjes që humbi jetën nga hakmarrja. Siç ka raportuar më herët abcnews.al dy vëllezër të Prekë Tonajt janë vrarë në dy episode të veçanta në fillim të viteve 90; njëri në Dukagjin të Shkodrës, tjetri disa vite më pas në burg. 47 vjeçari që mbeti viktimë e atentatit të sotëm në Grudë te re, në 2011 ishte ndaluar nga policia, së bashku me të atin Ndue Tonaj, asokohe 68 vjeç dhe nje person tjetër. Sipas njoftimit të policisë në atë kohe, ata po planifikonin vrasjen e hasmit të tyre,  një pjesëtari të familjes Hasanaj në Shalë të Shkodrës.  Por zbulimi dhe parandalimi nga policia bëri që ky atentat të dështonte.

11 vite me pas, Prekë Tonaj qëllohet për vdekje në fshatin e tij. Policia bën të ditur se ka ngritur pika kontrolli për të kapur autorët. 47 vjeçari punonte në ndërmarrjen Ujësjellës- Kanalizime Shkodër, ishte i martuar dhe baba i 4 fëmijëve. 47 vjeçari u qëllua me kallashnikov ndërsa ndodhej në tavolinë. Në pak sekonda, autori i maskuar doli nga lokali, jashtë të cilit e priste një bashkëpunëtor që e mori me makinë dhe u larguan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!