Vrasja e 19-vjeçarit Alkis Kampano në Greqi ka ngritur në këmbë autoritetet në Greqi. Ditën e sotme policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e personit të 12-të të përfshirë në sulmin e ndodhur në zonën Charilaou të Selanikut.
Bëhet fjalë për një të ri grek, 22-vjeç i lindur në Selanik që natën e sulmit ishte drejtuesi i automjetit Volsvagen Polo ku po udhëtonin disa nga bashkëpunëtorët në këtë krim.
Ndërkohë po sot përfundon marrja në pyetje për 11 të arrestuarit e deritanishëm. Hetuesit do të përpiqen të zbërthejnë 20-vjeçarin shqiptar Rogers Demirazi i cili u vetëdorëzua në Korçë pak ditë më parë dhe më pas shkoi me vullnetin e tij në duart e autoriteteve greke.
I akuzuari me origjinë shqiptare do të dalë para hetuesve në orën 13:00. Përmes avokatit ai e ka mohuar përfshirjen e tij në krim duke deklaruar se i vjen keq për vdekjen e Alkis. /abcnews.al