Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fushata e Berishës, Gazment Bardhi: Asnjë fjalë për PS, betejën e ka me demokratët

schedule15:57 - 13 Shkurt, 2022

schedule 15:57 - 13 Shkurt, 2022

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se përgjatë fushatës së tij për zgjedhjet e 6 Marsit nuk është marrë me kandidatët e PS por me ata të PD. Bardhi thotë se Berisha betejën e ka me demokratët.

Statusi i Gazment Bardhit

Sali Berisha po demaskon veten dita ditës duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike dhe demokratët. Asnjë fjalë për kandidatët e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 6 Marsit. Vetëm fyerje, sharje, shpifje dhe intimidim për kandidatët e Partisë Demokratike.

Betejën e ka me PD dhe demokratët, jo me regjimin e Edi Ramës. Këtë metodë ka futur edhe tek ato pak njerëz që i shkojnë nga pas në 6 bashkitë. Nuk i interesojnë demokratët, nuk u intereson fitorja e tyre, i intereson vetëm të furnizojë me “karburant” revolucionin e tij imagjinar bashkë me Ilir Metën kundër SHBA.

Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është votë kundër demokratëve, kundër PD, dhe votë që fuqizon pushtetin e Edi Ramës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!