“Dy burra kam njohur nga fshati i dajave”, Berisha: Rama mbylli dosjen e Bashës për Toyota Auris

schedule12:25 - 13 Shkurt, 2022

schedule 12:25 - 13 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot nga Dibra se ka njohur vetëm dy burra në jetën e tij që thonë që janë nga fshati i dajave dhe njëri prej tyre është Lulzim Brava (Basha). Berisha u shpreh se Basha është përfshirë në një aferë të rëndë me Toyota Auris dhe prokuroria belge do i shkojë deri në fund hetimeve.

“Dy burra kam njohur që thotë që jam nga fshati i dajave. Njëri prej tyre është Lulzim Brava. Nuk është një betejë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bravës. Nuk jam unë. Nuk kam asnjë lidhje. Nuk ka njeri në botë që mund të faktojë me dosjet e tij. I kam thënë që nuk mund të flisje kurrë për Toyota Auris.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzoi për dekonspirim. Secili prej jush të ishit akuzuar me këtë akuzë, pa diskutim do i kishit kaluar disa vite në qeli. Ndërsa kjo dosje u mbyll nga Edi Rama. Kjo ka lidhje me lidhjet Rama Basha. Prokuroria belge vazhdon hetimin. Mediat belge shkruajnë se kjo aferë dëshmon lidhjet e mafies me politikën në Shqipëri. I vetmi që është thirrur nga prokurorët belgë në Shqipëri është Brava.

Ndaj dhe Naim mos ndiq vallen e një të mbyturi sepse vetëm sa iu përlyen. Drejtësia belge është e pavarur dhe do i shkojë deri në fund. Ajo dosje do të mbetet derisa të japësh llogari para ligjit shqiptar dhe amerikan. Mos mashtro me fotografi demokratët. Je i pashpresë. Ju ftoj që kandidatin e tij ta ftoni nga erdhi nga Tirana. Ja ku e keni kandidatin e lirë. Kjo na bën krenarë të gjithëve., Herën tjetër do votojnë edhe qytetarët për të nxjerrë kandidatin”, tha Berisha. /abcnews.al