Luciano Spalleti, pas ndeshjes kundër Interit që e barazuan 1-1, ka deklaruar: “E kishim përgatitur ndeshjen mirë dhe e nisëm mirë, por duhet të shfrytëzonim më mirë mundësitë që kishim në pjesën e parë”
” Në pjesën e dytë pësuam gol, më pas ata shfrytëzuan forcën e tyre dhe gjithçka u bë edhe më e vështirë. Duhet të pranojmë me qetësi verdiktin e fushës. Bëmë një ndeshje të mirë, kishim disa raste të mira, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim”.
“Në pjesën e dytë nuk arritëm të dominonim zotërimin e topit. Jam i kënaqur me pikën e marrë, por mund ta kishim fituar këtë ndeshje. Po përmirësohemi dhe po mësojmë, jam i kënaqur me pikën e marrë”.
“Osimhen? Ka aftësi të rralla, ndonjëherë luan i vetëm kundër 11 të tjerëve, po mëson shumë. i jep topin dhe nuk e humbet kurrë. Barcelona? Janë ndeshje shumë të bukura që ia vlen ti luash”, u shpreh Spalleti. / abcnews.al