Asgjë për të bërë për Leicesterin, pavarësisht tentativave të shumta.
Youri Tielemans nuk dëshiron të rinovojë kontratën, që aktualisht skadon në qershor 2023, ndaj verën e ardhshme do të hidhet në treg për të mos e humbur në zero vitin e ardhshëm.
Kështu raporton ‘Guardian’, sipas të cilit për mesfushorin belg janë të interesuar Arsenali, Liverpool dhe Manchester United./ h.ll/abcnews.al