Krim i kobshëm, “medea” e kohëve moderne vret të birin dhe i fsheh trupin

schedule13:34 - 12 Shkurt, 2022

schedule 13:34 - 12 Shkurt, 2022

Policia greke ka zbuluar një ngjarje të kobshme që ka ndodhur pesë vite më parë në Athinë duke arrestuar një grua greke si edhe të dashurin e saj polak. Mediat lokale bëjnë me dije se gruaja u arresua pasi kishte vrarë pesë vite më parë djalin e saj 7-vjeçar duke i fshehur më pas trupin në depon ku mbanin veglat e punës, raporton abcnews.al.

Ata janë dërguar në rajonin e policisë dhe janë duke u marrë në pyetje ku kanë pranuar paraprakisht krimin e rëndë.

Kur fëmija u zhduk, policia filloi të kërkonte dhe mori në pyetje nënën e re, e cila tha se djali ndodhej në Poloni me babain e tij. Kaluan vite dhe policia vijoi kërkimet duke mos qenë të bindur me deklaratat e gruas.

Sëfundmi u zbulua gjithçka dhe ajo që mediat greke e quajnë “Medea e kohëve moderne” duhet të vuajë një dënim të gjashtë në burg për vrasjen e të birit. /abcnews.al