Mbi 100 vende marrin masa për të shpëtuar oqeanet nga ndotja

schedule10:47 - 12 Shkurt, 2022

schedule 10:47 - 12 Shkurt, 2022

Përfaqësues nga më shumë se 100 vende u zotuan se do të marrin masa që synojnë ruajtjen e oqeanit nga dëmtimet njerëzore, duke përfshirë rritjen e luftës kundër peshkimit të paligjshëm, uljen e ndotjes plastike dhe mbrojtjen më të mirë të ujërave ndërkombëtare, shkruan The Guardian

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke drejtuar seancën e nivelit të lartë të samitit One Ocean të premten, tha se viti 2022 ishte “një vit vendimtar dhe ne duhet të marrim angazhime të qarta dhe të qëndrueshme”. I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, tha se është “oqeani që bën të mundur jetën në Tokë, prodhon më shumë se gjysmën e oksigjenit që thithim dhe është në rrezik.

Oqeani dhe klima janë të lidhura fort me njera-tjetrën.” 27 shtetet e BE-së dhe 16 të tjerë ranë dakord të zbatojnë një marrëveshje globale deri në fund të vitit. Ndërsa 30 vende të tjera  nënshkruan  të ashtuquajturin koalicion 30×30, i cili filloi në janar 2021 dhe synon të mbrojë 30% të tokës dhe detit deri në vitin 2030.

Në një përpjekje për të frenuar më tej peshkimin e paligjshëm gjashtë vende të tjera u angazhuan të ratifikojnë marrëveshjen e Cape Town të ​​Organizatës Ndërkombëtare Detare që përcakton standardet e sigurisë për anijet e peshkimit, raporton abcnews.al

Ndërkohë, 22 pronarë të anijeve europiane thanë se do të zbatojnë objektiva të reja për të reduktuar emetimet, mbetjet dhe shkarkimin e naftës, 18 porte në mbarë botën morën përsipër të reduktonin emetimet në breg të detit.

Zyrtarët francezë thanë se samiti shënoi pikënisjen e një sërë takimesh kryesore ndërkombëtare të fokusuara te oqeanet, duke përfshirë Konferencën e OKB-së për Oqeanet në Lisbonë në qershor dhe Cop27 në Egjipt në vjeshtë.

/abcnews.al