Milani ka arritur më në fund pas bisedave të vazhdueshme të arrijë në një marrëveshje më një nga lojtarët kryesore të ekipit për zgjatjen e kontratës.
Theo Hernandez ka rinovuar kontratën me kuqezinjtë deri në vitin 2026, ku do të përfitojë 4 milion euro në vit plus bonuse.
Lajmin e ka bërë të ditur Klubi, ku ka zyrtarizuar edhe marrëveshjen mes palëve, duke treguar se Theo do të mbajë veshur fanellën e Milanit edhe për 4 vite të tjera.
“AC Milan është i lumtur të komunikojë zgjatjen e kontratës së Teo Bernard Fransua Hernandez deri në 30 qershor 2026. Teo ka ardhur te Milani në verën 2019 dhe ka treguar menjëherë cilësitë e tij në terrenin e lojës, duke merituar admirimin dhe ngrohtësinë e tifozëve kuqezi në të gjithë botën. Pas 108 ndeshjesh, 19 golash e 18 asistesh, Teo Hernandez dhe Milani do të vazhdojë së bashku rrugëtimin e tyre”, shkruante klubi.
Sipas mediave italiane, mbrojtësi ka nënshkruar pasi Milani i ka përmirësuar kontratën, me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në vit si dhe bonuse të tjera që do të rrisin shpërblimet financiare të tij në bazë të paraqitjeve individuale dhe të klubit.
Official Statement: Theo Hernández ➡ https://t.co/COTRQQUzuL
Comunicato Ufficiale: Theo Hernández ➡ https://t.co/geDKXj7UQU #SempreMilan pic.twitter.com/6Fi4hTW902
— AC Milan (@acmilan) February 11, 2022
/f.a/abcnews.al