Spalletti: Sfida me Interin e veçantë. Koulibaly? Respekt për ata që janë stërvitur

schedule16:56 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:56 - 11 Shkurt, 2022

Napoli dhe Interi do të përplasin “brirët” mes tyre në sfidën e javës 25-të, duel ky që shikon të dy skuadrat me vetëm 1 pikë diferencë, me zikaltërtit që kanë një ndeshje më pak.

Supersfida mes Napolit dhe Interit do të luhet ditën e nesërme në orën 18:00 në stadiumin Maradona, ku një fitore e skuadrës së Spallettit do të thotë vendi i parë në tabelën e klasifikimit.

Në konferencën për shtyp, trajneri Luciano Spalletti kqan folur për supersfidën me Interin, aktivizimin  e Koulibaly.

Ndeshja e Scudettos? Gjithmonë duhet theksuar se qëllimi i jonë është të rikthehemi në top katërshe ku bëjnë pjesë disa nga skuadrat më të forta, por ne e dimë se duke e fituar këtë ndeshje mund të katapultohemi në vendin e parë. Është një situatë fantastike. Është situata që duam ta jetojmë.

Nëse luan Koulibaly? Ai është një lojtar i rëndësishëm, por duket mosrespekt ndaj atyre që kanë luajtur dhe për këtë duhet t’i hapin vend atyre. Gjithsesi unë pres që nesër të bëj publik formacionin.

Vetëm 1 pikë larg Interit-  Ata janë kryesuesit e kampionatit, kampionë në fuqi, do t’i gjejmë të inatosur për derbin, të furishëm, si skuadrat të humbasin sidomos derbit. I respektojmë por qëndrimi ynë nuk ndryshon. I thashë skuadrës që duhej të luanim për Venecia si të ishte Interi, tani do të duhet të luajmë për Interin sikur të ishte Venecia. Mund të humbasim, por ne nuk mund të tradhtojmë sjelljen tonë. Ne nuk e quajmë veten rastësisht Napoli. Në çdo gjë që bëjmë duhet të kemi cilësi mbi mesataren.

Një revansh personal kundër Interit ? Unë nuk kam asnjë, jam prapa mënyrës sime të punës, duhet të jem me fat që të gjej lojtarë që mendojnë si unë dhe më bëjnë të dukem mirë. Karriera e të gjithëve varet nga këto ndeshje. Këtu ne kujdesemi shumë dhe për mua nuk do të jetë hakmarrje, aty kam lënë lojtarë që e di se sa më respektojnë. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!