Shfaqja “Të zhveshur por bashkë “ mesazhe për bashkëjetesën ndër breza

schedule16:48 - 11 Shkurt, 2022

schedule 16:48 - 11 Shkurt, 2022

Nga Leontina Nikaj

Të zhveshur, por bashkë” me nëntitull (A do bëhet ky vend?), një stand-up komedi dhe show për të gjithë familjen, ku veç argëtimit regjisori Leonard Bombaj sjell dhe aspekte të realitetit e jetës së përditshme në Tiranë,” . Drejtori Altin Basha e cilëson të rëndësishme mbështetjen e dramës shqipe e aq më tepër në këtë rast ku në qendër është bërthama e familjes.

“Ishte takimi ndërmjet Pëllumb Kullës që është ndër personalitetet e humorit, mikpritja e zotit Altin Basha dhe Leonardi si një student kureshtar që aty mësoi menunë e oreksit të audiencës”.

Regjisori Leonard Bombaj këtë herë në skenë  vjen me të gjithë  familjen para publikut, qëllim kryesor përveç  argëtimit është, reflektimi  mbi  komunikimin, e bashkëjetesën me brezat në  bërthamën e familjes.

Në këtë komedi  nuk mungon mesazhet për librin, muzikën e mirë apo  edhe autoironia ku çdo gjë bazohet në klikime

Pjesa transmeton edhe mesazhet për ambientin e kafshët

Në  këtë shfaqje ndërthurin muzikën, videomesazhet, jetën e përditshme dhe homazhin për artistët që përpiqen për këtë vend.  Ky projekt  përcjell edhe  një “Pse” të fortë, me tre dimensione art-kulturë-mision social. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!