Vijojnë stërvitjet e trupave të Forcave Speciale të vendin në zona me borë dhe të ftohtë.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar pamje nga stërvitja e trupave të batalionit Komando në kushte ekstreme të motit për 72 orë pa ndërprerje në Pukë.
Kolonel Arben Zani, komandat i Regjimentit të Operacioneve Speciale është shprehur se një mënyrë e tillë stërvitje i ndihmon ato për të kuptuar kapacitetet që ato kanë.
“Qëllimi i këtyre stërvitjeve është e para testimi i kapaciteteve logjistike, transporti dhe dislokimi në një distancë të gjatë dhe kryerja e operacioneve në prapavijë”, ka thënë ai.
Gjatë këtyre stërvitjeve batalioni ka praktikuar teknika të reja me ski dhe veprime të tjera në prapavijën e kundërshtarit./abcnews.al