Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shërohet Erdogan, presidenti turk rezulton negativ

schedule08:44 - 11 Shkurt, 2022

schedule 08:44 - 11 Shkurt, 2022

Rexhep Tajip Erdogan tani është negativ nga koronavirusi. Presidenti i Turqisë njoftoi të shtunën e kaluar se ai dhe bashkëshortja e tij Emine ishin infektuar me variantin e ri “Omicron”.

Mjeku personal Erdoganit, Serkan Topaloglou, ka deklaruar se nesër presidenti turk pritet t’i kthehet orarit normal të punës.

Profesori bëri të ditur se testet PCR të kryera nga presidenti i Turqisë në dy ditët e fundit rezultuan negative.

Rexhep Tajip Erdogan nesër pritet të falë namazin e xhumasë në Stamboll. Ai do të vazhdojë rrugëtimin nga ku e la dhe vizitën e parë jashtë shtetit do ta bëjë në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, më 14 shkurt. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!