U paraqit me plagë nga armë zjarri, ndërron jetë 33-vjeçari në Lezhë

schedule15:35 - 10 Shkurt, 2022

schedule 15:35 - 10 Shkurt, 2022

Një person 33-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të armës së zjarrit në Lezhë. Burime të abcnews.al bëjnë me dije se ai fillimisht është paraqitur në spitalin e Lezhës me plagë të rënda të shkaktuara nga armë zjarrit, por më pas ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për të riun Amaros Deda, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia gjendet aty për të sqaruar rrethanat e plagosjes. Dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje.

Amaros Deda rezulton si person me precedent të mëparshëm penal.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!