Numri i viktimave në Madagaskar për shkak të ciklonit vdekjeprurës Batsirai ka shkuar tashmë në 92, sipas njoftimit nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile. Cikloni goditi ishullin e Oqeanit Indian të shtunën, duke shkatërruar shtëpitë dhe linjat e energjisë ndërsa goditi bregun lindor.
Rreth 91,000 persona janë evakuuar pas shkatërrimit të shtëpive të tyre. Sipas autoriteteve rreh 60 persona kanë humbur jetën në rajonin Ikongo në pjesën juglindore të Madagaskarit.
Cikloni Batsirai është stuhia e dytë katastrofike që goditi Madagaskarin në dy javë, pas ciklonit Ana, i cili shkaktoi 55 viktima.
/abcnews.al