“Çfarë i thashë Beatrix, pas daljes nga Big Brother VIP”, rrëfehet Elgit Doda

schedule23:27 - 9 Shkurt, 2022

schedule 23:27 - 9 Shkurt, 2022

Artisti i njohur, Elgit Doda ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Goca dhe Gra’ ku ka folur për surprizën që i bëri Donaldit, me të cilin kanë një bashkëpunim.

Pritej që të këndonte bashkëpunimin që e kanë realizuar, por në fakt, Elgit Doda interpretoi këngën “Ku je” ndërsa Donaldi puthte e përqafonte Beatrix.

I pyetur sot në studio nëse ka komunikuar me këtë të fundit pas daljes së saj nga Big Brother dhe situatave të vështira që ajo kaloi, Elgiti tha se nuk është takuar me të por kanë folur, ndërsa i ka dhënë edhe një këshillë!

Pyetje: Je takuar me Beatrix?

Elgit Doda: Jo nuk jemi takuar, kemi fol, por jo s’jemi takuar. Thjesht i kam dhënë kurajo për pjesën se çfarë thonë njerëzit. Njerëzit atë kanë forcë më të madhe, telefonin dhe tastierën e PC. Kështu që mos u shqetëso për asnjëlloj gjëje. Nëse ti je OK gjithçka është OK.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!