Krahas Ekuadorit, shqiptarët duket se po provojnë edhe zona të tjera në Amerikën Latine për të gjetur kokainë, të cilën më pas e sjellin në Europë përmes porteve të mëdha në Holandë dhe Belgjikë apo edhe vetë vendit tonë.
Ministria e Brendshme e Panamasë ka radhitur në një raport të sajin mbi kriminalitetin në vend edhe disa tentative nga shqiptarë për t’u futur në territorin e vendin, nga i cili më pas të nisnin trafikun e drogës.
El uso de dispositivos de lectura biométrica y plataformas de bases de datos, entrelazadas con agencias de seguridad internacional, le ha permitido a los estamentos detectar a extranjeros con nexos terroristas y Narcotráfico: informó la dir. de @migracionpanama @Gozainesamira pic.twitter.com/NiJ6FD7UuV
— Ministerio de Seguridad Pública de Panamá (@MinSegPma) February 8, 2022
Në raport thuhet se janë konstatuar dhe i është bllokuar hyrja disa shtetasve nga Shqipëria, Rumania dhe Britania e Madhe, të cilët kanë patur lidhje me trafiqe ndërkombëtare të lëndëve narkotike. /abcnews.al