Boris Johnson ka marrë një vendim të papritur, duke njoftuar heqjen e të gjithave masave kundër koronavirusit në fund të muajit, përfshirë edhe karantinën për të infektuarit. Më 21 shkurt kryeministri britanik do të prezantojë strategjinë e tij të plotë.
Megjithatë, ai tha se për sa kohë që tendencat pozitive do të vazhdojnë të jenë në rritje, kufizimet mund të hiqen katër javë më herët se sa ishte propozuar fillimisht.
Shumë besojnë se heqja e kufizimeve do të përmirësojë imazhin e Johnson, i cili është dëmtuar pas skandalit pas një festë në Downing Street mes kufizimeve të covid. Në të njëjtën kohë, rastet kanë shënuar rënie dhe numri i viktimave është në gjendje të qëndrueshme.
Britania ka regjistruar 17,932,803 raste dhe 158,677 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al