Mediat greke kanë publikuar fotot e të arrestuarve për vrasjen e Alkisit 19-vjeçar në Selanik nga një grup huliganësh, mes tyre edhe shqiptarë. Skena e vdekjes shpaloset përmes dosjes së publikuar nga mediat greke. Të arrestuari raportohet se vijojnë të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit, duke u përpjekur të largojnë përgjegjësinë për vrasjen e Alkis Kampanos dhe tentativën për vrasjen e dy miqve të tij.
Sot nisin seancat për 8 të arrestuar në gjykatën greke. Tre prej tyre sot do të kalojnë nëpër derën e hetuesve, ndërsa procesi gjyqësor do të vazhdojë nesër (e enjte) dhe pritet të përfundojë të premten. 8 personat janë arrestuar të dielën pasi akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Alkisit.
Në 24 orët e mëparshme një tjetër person është dorëzuar pranë organeve të akuzës, i cili ishte identifikuar si i përfshirë në vrasje dhe pritet të dalë para gjykatës.
Të gjithë të mësipërmit ndiqen penalisht për vrasje të përbashkët. Mes tyre janë tetë grekë dhe një shqiptar, 20 deri në 25 vjeç. /abcnews.al/