“Je në finale se nuk isha unë në televotim”, Donaldi-Ilirit: Unë s’jam budalla

schedule10:46 - 9 Shkurt, 2022

schedule 10:46 - 9 Shkurt, 2022

Debatet mes Ilirit dhe Donaldit nuk kishin si të mungonin edhe mbrëmjen e djeshme.

LEXO EDHE: Çfarë ndodhi mbrëmë në “Big Brother VIP”? Emocione të shumta, kush kaloi në finale

Në një moment, aktori është shprehur se Iliri ndryshe bën dhe ndryshe thotë.  Ndër të tjera, Donaldi i ka thënë balerinit se ai është në finale sepse ai vetë nuk ishte në televotim.

“Iliri është një njeri që e vlerësoj, me përqen të flas për të. Është një njeri që ndryshe thotë e ndryshe bën. Ndihem si buf se kam qenë ai njeriu që kam dashur ta bëj një muhabet më shumë me të.

A do më lësh të flas o vëlla? Shikoj një Ilir i cili më flet aty në tavolinë se çfarë mendimesh kam unë, flas për marrëdhëniet e mia dhe çohet Iliri dhe shkon te dhoma e rrëfimit e thotë ky është i pazëvendësueshëm. Ti vëlla i dashur, është afruar fundi, je në finale dhe ti po kënaqësh sepse në atë televotim nuk isha unë. Nuk më duket normale që nga një situatë të flasësh në Prime. Unë s’jam budalla. Për punën e epiteteve nuk më vjen mirë që ai i përdor. Fyerje do presësh kur ti fyen e vendos epitete. Ti je i miri nënës, je i pafajshëm”, u shpreh Donaldi.

Ndërsa, Iliri ia ktheu: “Ne kemi bindje shumë të ndryshme për gjërat”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!