Hebreu vishet si musliman për t’u lutur te “Al Aqsa”: Do të ringremë Tempullin, mësuesja palestineze: Kjo s’do të ndodhë

schedule00:18 - 9 Shkurt, 2022

schedule 00:18 - 9 Shkurt, 2022

Raphael Morris është një ndër mijëra izralitët sionistë që pranon se po punon për rindërtimin e Tempullin hebre në vendin ku aktualisht ndodhet vendi i tretë i shenjtë për muslimanët, Xhamia Al Aksa.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Ai thotë se vishet si musliman në mënyrë që të mund të futet në këtë xhami për t’iu lutur Zotit të tij, edhe pse policia nuk lejon diçka të tillë për të shmangur përplasjet mes hebrenjve dhe muslimanëve.

Raphael shprehet se Tempulli duhet të ngrihet pikërisht në vendin ku ndodhet xhamia dhe se kjo mund të shkaktojë pakënaqësi, por sipas tij, ky është edhe shkaku se përse hebrenjtë janë kthyer në Izrael.

Ndërkohë Hanadi Halawani, mësuese e Kuranit në Xhaminë Al Aksa shprehet për BBC se ajo që Raphael kërkon të bëjë nuk do të ndodhë kurrë, për aq kohë se në Palestinë do të ketë muslimanë. /abcnews.al