Shkencëtarët kinezë kanë krijuar një test të ri anti-covid, i cili nxjerr rezultatet brenda katër minutave. Disa shtete madje janë përballur me vonesa për shkak të kërkesës së madhe për teste, sidomos pas përhapjes së variantit Omicron.
Në një artikull të publikuar në revistën, Nature Biomedical Engineering, ekipi i shkencëtarëve thanë se testet e tyre mund të zvogëlojnë kohën e testeve laboratorike. Në testimin e tyre janë përfshirë mostra të 33 personave të infektuar në Shangai. Gjithashtu janë kryer paralelisht edhe teste PCR.
Testet PCR, përveç se janë më të ngadalshme, ato kërkojnë edhe infrastrukturë laboratorike. Studiuesit nga Universiteti Fudan në Shangai thanë testi mund të përdoret në aeroporte, klinika dhe shtëpi, raporton abcnews.al
Studiuesit thanë se pajisja e re e testimit përdori komponentë të vegjël mekanikë të përbërë nga ADN-ja e kombinuar me mikroelektronikën për të zbuluar materialin gjenetik në një mostër dhe për ta kthyer atë në një sinjal elektrik.
Pajisja është e lidhur me një kompjuter ose smartphone për të treguar rezultatet.
/abcnews.al