Për herë të parë, shimpanzetë kurojnë plagët e njëri-tjetrit

schedule10:12 - 8 Shkurt, 2022

schedule 10:12 - 8 Shkurt, 2022

Për herë të parë, shimpanzetë kanë kapur insekte dhe me ato kanë “mjekuar” pkagët e tyre si edhe plagët e të tjerëve, si një formë mjekimi. Kjo sjellje e një kafshe që mjekon plagët e një kafshë tjetër nuk është vënë rë kurrë më parë dhe mund të jetë një shenjë e ndjeshmërisë te shimpanzetë e njëjtë si tek njerëzit, sipas studiuesve.

Studiuesit dëshmuan raste të shumta të kësaj sjelljeje brenda një komuniteti prej rreth 45 shimpanzesh në Parkun Kombëtar Loango në Gabon, si pjesë e një projekti, shkruan CNN

Qëllimi i projektit, i udhëhequr nga primatologu Tobias Deschner dhe biologu kognitiv Simone Pika, është të studiojë marrëdhëniet dhe ndërveprimet midis shimpanzeve, si dhe mënyrën se si ata gjuajnë, përdorin mjete, komunikojnë dhe përdorin aftësitë e tyre njohëse. Gjetjet u botuan të hënën në revistën Current Biology.

Arinjtë, elefantët dhe madje edhe bletët janë të njohur për vetë-mjekimin e plagëve apo sëmundjeve. Por ky është rasti i parë i kafshëve që përdorin insekte për të kuruar plagët. Studiuesit filmuan nga afër të gjitha shimpanzetë që kishin shenja lëndimi dhe regjistruan 22 shimpanze duke aplikuar insekte në plagët e tyre, raporton abcnews.al

Më pas, Southern dëshmoi  që shimpanzetë kujdeseshin për njëri-tjetrin. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se disa sjellje te shimpanzetë, si përdorimi i mjeteve, është një sjellje e mësuar. Ndoshta mjekimi dhe ndihma e të tjerëve është një nga ato mësimet që i kanë mësuar në grup.

Më pas, studiuesit Ozouga duan të identifikojnë insektet që po përdorin shimpanzetë dhe të ndjekin nga afër situatën. Ata gjithashtu duan të studiojnë insektet për të parë nëse ato kanë ndonjë veti farmaceutike dhe të përcaktojnë nëse përdorimi i insekteve ka ndihmuar vërtet në shërimin e plagëve.

/abcnews.al