Gavi është një nga talentet e të ardhmes, që Barcelona ka në gjirin e saj. Kontrata aktuale e mesfushorit me katalanasit përfundon në fund të vitit 2023, ndërsa palët po bisedojnë për rinovimin e kontratës mes tyre.
Paraqitjet e 17-vjeçarit kanë bindur drejtuesit e blaugranave që t’i ofrojnë rinovimin për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre. Mesfushori i talentuar spanjoll ka zënë vend në formacionin bazë të Barçës, edhe tek Kombëtarja e Spanjës falë formë fantastike që ka treguar.
Spanjolli nuk është i kënaqur me ofertën e ofruar nga drejtuesit sipas asaj që raporton gazeta katalunase “Sport”.
Gjithsesi skuadrat e mëdha mund të nisin festën pas refuzimit të parë të Gavit, pasi Bayern Munich, Chelsea, Liverpool, Manchester United e Manchester City janë interesuar për të. 17-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 27 ndeshje në të gjitha garat, ku ka shënuar dy gola e ka asistuar në tre të tjerë. /f.a/abcnews.al