Hakerët grekë sulmuan faqen e ministrisë së Arsimit në Shkup

schedule10:02 - 7 Shkurt, 2022

schedule 10:02 - 7 Shkurt, 2022

Ministria e Arsimit të Maqedonisë së Veriut është hakeruar nga një grup hakerash grekë. Mediat greke kanë brë me dije se grupi i njohur me pseudonimin “Ushtria e Fortë Greke” kanë publikuar psamje nga brenda godinës ku pretendojnë se janë të ministrisë së Arsimit në Shkup.

“Ne kemi akses në sistemet e kamerës së tyre. Ju shikojmë 24/7, kemi sy kudo në Shkup”, shkruan grupi i hakerave grek.

Ndërkohë në një reagim për mediat Ministria e Arsimit të Maqedonisë së Veriut kanë bërë me dije se ka pasur tentativa për sulm hakerësh , por se pamjet nga kamerat e sigurisë janë false pasi kompleksi i ministrisë nuk ka kamera sigurie./abcnewsa.l

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!