Asgjë nuk mund ta ndalonte një çift në Las Vegas që të zyrtarizonin sërish dashurinë e tyre pas 50 vitesh ndarje – as kanceri, as koronavirusi. Më 26 janar, 74-vjeçari Eddie dhe 75-vjeçarja Patricia u martuan pesë dekada pas divoricit.
“Ne ishim të rinj dhe budallenj,” tha Patricia për martesën e tyre të parë në vitet 1970. “Ne u divorcuam brenda një viti, por ruajtën kontaktet me njeri-tjetrin.
Ata u takuan para 5 vitesh, pasi Patricia i dërgoi Eddie një mesazh në rrjetet sociale.
“Gëzuar ditëlindjen ish-bashkëshortit tim të dashur”, ka shkruar ajo. Deklarata ishte e mjaftueshme që Eddie, i cili jetonte në Kaliforni, të vizitonte Patricia-n. Eddie më pas e ftoi Patrician për darkë. Dhe dashuria e tyre u ringjall si në ditët e para.
Në vitin 2017, Eddie shiti shtëpinë e tij në Kaliforni dhe u transferua në Las Vegas për të jetuar së bashku me Patricia. Edhe pse kishin vendosur të kalonin pjesën tjetër të jetës së bashku, Patricia tha se “asnjëherë nuk e kishin menduar të martoheshin përsëri”.
Kjo derisa Eddie u sëmur dhe u shtrua në spital. Pasi u diagnostikua me kancer tetorin e kaluar, ai u infektua me COVID-19. Më 24 janar, Eddie i kërkoi Patricias të martohej me të. Dy ditë më vonë, ata u martuan, raporton abcnews.al
Megjithëse ata nuk mund ta shihnin njëri-tjetrin për shkak se Eddie ishte i infektuar, stafi i spitalit lejoi Patricia të hynte në ICU për martesën e tyre. E veshur me një kostum mbrojtës, Patricia hyri në repartin e spitalit, i cili ishte zbukuruar me lule, ndërsa ishte vendosur muzika në sfond.
Vetëm dy ditë më vonë, Eddie vdiq.
“Kemi kaluar pesë vite të mrekullueshme,” tha Patricia.
/abcnews.al