Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) , në mbledhjen e kësaj të hëne ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.
Në mbledhjen e saj KAS ka vendosur mos kalimin për shqyrtim të kësaj kërkese ankimore.
Ndërkohë ankimimi i PD-së është bërë dhe pas vendimit të KQZ-së për të përjashtuar nga koalicioni me LSI-në dhe PDK-në regjistrimin e Sali Berishës. PD parashtron 3 argumente, dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.
PD kërkoi mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike. Sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.
Ndërkohë kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars, por pa ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ishte kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ai që tha se në garë për 6 marsin me këtë koalicion mund të futen vetëm dy partisë Lëvizja Socialiste për Integrim e kryesuar nga Monika Kryemadhi e Partia Demokratistiane me kryetar Nard Ndokën. Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike nuk u pranua për shkak të simboleve që mban që i përkasin Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën. /abcnews.al