Në orën 20:00 në stadiumin “Olembe” do të zhvillohet edhe finalja e Kupës së Kombëve të Afrikës.
Një finale ku përballë do vihen dy kombëtare që në sulmin e tyre kanë sulmues të fortë që mund të zgjidhin ndeshjen në çdo moment. Interesant fakti është se sulmuesi i Egjiptit, Mohamed Salah dhe Sadio Mane i Senegalit luajnë në të njëjtën skuadër, te Liverpool.
Për të arritur në këtë finale, senegalezët triumfuan përballë Burkina Fasos (3-1), kurse egjiptianët fituan pas penalltive ndaj nikoqirit, Kameron.
Përzgjedhësit Aliou Cisse dhe Carlos Queiroz i kanë përgatitur taktikat e tyre në kërkim për ta fituar trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Senegali: E.Mendy; B.Sarr, Koulibaly, Diallo, Ciss; N.Mendy, Gana Gueye, Kouyaté; I.Sarr, Diedhiou, Sadio Mane.
Egjipti: Gabaski; Emam, Abdelmonem, El-Wensh, Fetouh; Elsulya, Elneny, Fathi; Salah, Mostafa, Marmoush.
/f.a/abcnews.al