Lojtari i kombëtares shqiptare të U-21, Bernard Karrica ka arritur të lërë gjurmën e tij në kampionatin kroat në ndeshjen e sotme që skuadra e tij Dragovoljac zhvilloi kundër Osijek.
Sulmuesi 21-vjeçar shënoi golin ë vetëm të skuadrës së tij, por pa mundur që ta ndihmojë ekipin të merrte pikë ndaj Osijek.
Karrica është i huazuar te Dragovoljac, ndërsa është në pronësi të skuadrës tjetër kroate të Rijekës. /f.a/abcnews.al