Gianluigi Buffon vazhdon të shkruajë histori në moshën madhore 41-vjeçare, teksa shënoi të 500-ën ndeshje me portën e paprekur teksa luante me Parmën në Serie B.
Arritja historike erdhi pas barazimit 0-0 me Beneventon, pasi ai u bë portieri i parë në histori që e menaxhon këtë sukses.
Rekordi është arritur në 322 ndeshje me Juventusin, 92 me Parma, 9 me PSG dhe 77 me kombëtaren italiane.
Me 653 ndeshje në emër të tij, Buffon është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serisë A, duke ia kaluar Paolo Maldinit dhe gjithashtu krenohet me 27 tituj profesionistë, ndër të cilët janë nëntë Scudetto, pesë Coppa Italia, gjashtë Superkupa, një Kupë UEFA dhe Kupën e Botës 2006.
E vetmja garë që nuk e ka fituar në nivel kolektiv është Liga e Kampionëve, pavarësisht se ka luajtur tre finale me Juventusin./ h.ll/abcnews.al