Lazio fitoi pastër ndaj Fiorentinës mbrëmjen e djeshme dhe nga minuta e parë në fushë ishte portieri Thomas Strakosha, kurse Elseid Hysaj u aktivizua në mesin e pjesës së dytë.
Gazzetta dello Sport i ka vlerësuar pozitivisht dy futbollistët e kombëtares shqiptare e në veçanti portierin, i cili në dy raste shmangu golin.
Strakosha ka marrë notën 6.5 dhe gazeta italiane në vlerësim përmend pritjet ndaj Cabral dhe Torreira.
Hysaj, edhe pse u fut si zëvendësues, është vlerësuar me notën 6, pasi në krahun e tij nuk pati probleme për aq kohë sa luajti. / abcnews.al