Bayern Munich ka marrë një fitore me përmbysje sot ndaj Leipzig me rezultatin e ngushtë 3-2.
Të parët që shënuan ishin bavarezët me anë të Muller në minutën e 12-të. Leipzig barazoi rezultatin në minutën e 27-të me anë të Adre Silva.
Në minutën e 36-të Muller-it iu anullua një gol por në minutën e 44-të ishte bomberi Lewandwoski i cili kaloi në avantazh ekipin e tij.
Në pjesën e dytë Leipzig u trtegua konkrete duke barazuar shifrat në minutën e 53-të me anë të Nkunku. Festa nuk zgjati shumë pasi Gvardiol shënoi një autogol në minutën e 58-të duke i dhënë fitoren Bayern Munich.
Tashmë Bayern shkëputet me 9-të pikë nga vendi i dytë i cili është Dortmund./h.ll/abcnews.al