Shehi: I kënaqur me pikët por jo me rezultatin. Seferi? Për t’u përgëzuar, s’ishte karton

schedule19:17 - 5 Shkurt, 2022

schedule 19:17 - 5 Shkurt, 2022

Tirana mori një tjetër fitore në “Air Albania” duke thelluar diferencën me skuadrat ndjekëse. Një fitore me shifrat 3-2, me dy gola të pësuar që nuk kanë kënaqur aspak trajnerin Orges Shehi.

Tekniku i bardhebluve theksoi se dy golat nuk duheshin, ndërsa sa i përket, por i gëzohet faktit që skuadra “korri” një tjetër 3 pikësh të rëndësishëm në luftën për titull.

“Është e vërtetë që këtë ndeshje e kishim merak, për shkak të rivalëve që i kishim afër. Unë jam i kënaqur, pavarësisht rezultatit, e rëndësishme është që e çuam ndeshjen aty ku donim. Sigurisht kur shënon sulmuesi ndjehet akoma më mirë.

Jo, Taulanti sot është për t’u përgëzuar e mbajti skuadrën në krah. Nuk ishte karton.”-tha ai.

Jo mendoj që deri diku është e vërtetë sepse Hoxhallari është pika kryesore e skuadrës dhe deri diku na mungoi. Mbrojtja e Skënderbeut na bëri që ta kishim pak të vështirë, por prap ia dolëm.”-deklaroi ai.

Ngoo nuk është në stol, është akoma në Angli dhe në fazën e rikuperimit. Kam folur shumë me të dhe është shumë i lumtur për rezultatin e skuadrës”, deklaroi Shehi. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!