Në prag të samitit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Veriut, sozia e Kim Jong-un është dëbuar nga vendi. Para se të largohej nga vendi imituesi i liderit të Penianit u puth me sozinë e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Sozia e Kim Jong-un është dëbuar nga Vietnami. Hauard X, imituesi i liderit të Koresë së Veriut, të premten e kaluar, sëbashku me Rasëll Uajt, që interpeton Donald Trump, inskenoi një samit të rremë mes dy presidentëve. Donald Trump dhe Kim Jong-un do të takohen mes të mërkurës 27 dhe të enjtes 28 në Hanoi, për të gjetur një marrëveshje për deklaratat e tyre rreth anulimit të armatimit bërthamor, pas samitit të parë në Singapor në Qershor të 2018-s. Dy liderët e rremë nuk u kanë rezistuar provokimeve dhe u puthën në publik me njëri-tjetrin.
Hauard X, para se të largohej nga Vietnami, iu drejtua Kim Jong-un, duke e akuzuar se nuk ka sensin e humorizmit, njësoj si dhe regjimi vietnamez. Disa agjentë të policisë vendore i kërkuan dy sozive që të largohen nga Hanoi. Duke folur për mediat në vend, imituesi i presidentit koreanoverior, resident në Hong Kong, tha se autoritetet kishin gjetur si justifikim fajtin se viza e tij nuk ishte e rregullt, por arsyeja e vërtetë sipas tij ishte se ai ka lindur me një pamje të ngjashme me atë të Kim Jong-un dhe ky ishte krimi i vërtetë.
Imituesi i Donald Trump, ne origjinë nga Kanadaja u autorizua të qëndrojë në vend, por nuk duhet të dalë në publik duke u sjellë si kreu i Shtëpisë së Bardhë. Që në Qershor të një viti më parë, në Singapor, sozia e Kim kishte pasur problem, por atëherë u ndalua që në aeroport nga forcat e sigurisë. Iu lejua të qëndronte në qytet, por iu ndalua t’i afrohej vendit të samitit./abcnews.al