“Jetë a vdekje”, Greca: Do të qëndrojmë në Superiore. Çela? Gjithçka është ndryshe

schedule16:50 - 5 Shkurt, 2022

schedule 16:50 - 5 Shkurt, 2022

Bedri Greca ishte heroi i Kastriotit në sfidën e sotme, ku arriti t’i siguronte skuadrës së tij 3 pikë më shumë vlera, të cilat janë shumë të rëndësishme për garën e mbijetesës.

Pas ndeshjes Greca u shfaq i lumtur për fitoren dhe golat e shënuar, ndërsa theksoi se kjo sfidë ishte “jetë a vdekje” për krutanët.

“Sot ishte ‘jetë a vdekje’ me ne. U përgatitëm shumë mirë taktikisht gjatë gjithë javës. Dinamo ka ekip të mirë, por bëmë presing lart dhe bëmë atë që duhet të bënim. Ardhja e trajnerit Çela? Sinqerisht ka ndryshuar shumë, që nga taktika, harmonia në ekip, gjithçka është ndryshe.

Ardhja e trajnerit të ri ka sjellë atmosferë dhe harmoni në ekip. Emrat janë: Hasani, Greca, Basha, Karakaçi, portieri Sali: të gjithë janë aty. Do bëjmë të pamundurën të shpëtojmë. Më thuaj një ekip tjetër që ka këto emra, hiq katër ekipet e para.

Gjithmonë kam pasur dëshirë të mbaj topin. Trajneri më ka kapur veç, kemi biseduar dhe po bëj atë që kërkon ai. Eksperienca bën të veten. Na ka penalizuar faza e parë, por do të qëndrojmë në Superiore”, deklaroi Greca. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!