Është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës Ismail Saliu,i shpallur në kërkim për drogën e sekuestruar në fshatin Pagri të Përmetit.
61 vjeçari ishte administrator i depos ku u gjetën rreth 12 tonë kanabis sativa.
Saliu ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Organizat Kriminale” dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal
Për këtë ai ishte dënuar në mungesë me arrest në burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë.
Ndërkaq për sasinë e drogës së kapur në Pagri janë arrestuar dhe dy persona të tjerë të cilët po kryejnë dënimin në burg./abcnews.al