United befasohet nga Middlesbrough, eliminohet me penallti nga FA Cup

schedule23:59 - 4 Shkurt, 2022

schedule 23:59 - 4 Shkurt, 2022

Manchester United është eliminuar nga FA Cup në 1/32-at e finaleve, pasi barazoi 1-1 me Middlesbrough dhe gabuan në fund të penalltitë.

“Djajtë e kuq” kishin mundësinë të kalonin në avantazh që në minutën e 20-të, por Ronaldo nuk ia doli dot me penallti. Gjithsesi pesë minuta më pas Jadon Sancho shënoi për United.

Skuadra e Rangnick po dominonte gjatë gjithë kohës dhe kishte raste të mira shënimi, por goli i dytë nuk po vinte. 20 minuta nga nisje e pjesës së dytë, Crooks, heshti gjigantin anglez.

United u mundua shumë që të rikthente epërsinë dhe goditi edhe shtyllën me Bruno Fernandez. Gjatë 90 minutave nuk kishte gol tjetër, por as në 30 minutat shtesë.

Ekipi që kalonte më tej duhet të vendosej me penallti dhe Middlesbrough u tregua tetë herë i saktë, ndërsa te United gaboi 19-vjeçari Anthony Elanga, pasi Ronaldo&Co. i kishin kthyer në gola penalltitë e tyre.