EMRI & FOTO/ Ky është viktima që u gjet i shkrumbuar në Krrabë, bleu benzinë dhe…

schedule01:28 - 5 Shkurt, 2022

schedule 01:28 - 5 Shkurt, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në Elbasan, ku një 32 vjeçar është gjetur i shkrumbuar brenda makinës së tij.

Policia bën me dije se në kuadër të hetimeve është bërë i mundur identifikimi i viktimës së gjetur në pjesën e pasme të makinës, ai është 32 vjeçari Armand Mici. Paraprakisht dyshohet se i riu në kushte depresioni i ka vënë zjarrin makinës dhe ka qëndruar vetë brenda.

LEXO EDHE: Një person i djegur brenda, dalin pamjet nga makina e shkrumbuar në Krrabë

Sipas informacioneve para se të ndodhte ngjarja ai është ndaluar në një pikë karburanti dhe ka blerë benzinë, dhe më pas ka kryer aktin e rëndë të duke u vetëdjegur në brendësi të automjetit të tij tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volkswagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!