“S’ka më të paprekshëm”, Yuri Kim bën reagimin e fortë pas dënimit të Tahirit

schedule18:09 - 4 Shkurt, 2022

schedule 18:09 - 4 Shkurt, 2022

“Nuk ka më pandëshkueshmëri.” Ky është reagimi që ka bërë ambasadorja amerikane Yuri Kim pas dënimit me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një postim në Twitter, kryediplomatja amerikane u bën thirrje institucioneve gjyqësore që të vijojnë të tregojnë “se asnjë, pavarësisht partisë, pozicionit apo pasurisë, nuk mund të qëndrojë mbi ligjin.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua nga Apeli i Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me burg. Apeli i GJKKO la sot në fuqi vendimin e shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.

Lexo edhe: Burg për Tahirin, Basha: Akuzat e PD të vërteta, bashkë me Kokën vetëm dy nga hallkat e zinxhirit të krimit

Asokohe Tahiri u dënua me 5 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar në 3 vite e 4 muaj që më pas u konvertua më shërbim prove. Në vendimin e sotëm Apeli ndryshoi vetëm këtë pikë të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me ish-ministrin me 3 vite e 4 muaj burg.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!