Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Juventusi projekton goditjen tjetër, tre emra të spikatur në tavolinë

schedule12:04 - 4 Shkurt, 2022

schedule 12:04 - 4 Shkurt, 2022

Juventusi bëri dy goditje në merkaton e janarit, duke blerë Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria për diçka më tepër se 85 milionë euro.

Tani në kampin bardhezi po mendojnë për merkaton e verës dhe “Corriere di Torino” liston emrat e tre futbollistëve që po ndiqen me interes.

Frenkie De Jong është një emrave dhe Barcelona do ta merrte në konsideratë shitjen e tij, duke parë problemet financiare që ka.



Tjetri është Youri Tielemans i Leicester, autor i 5 golave dhe dy asistove në 16 ndeshje në Premier League. Ryan Gravenberch mbetet gjithashtu një dëshirë e Juventusit.

I cilësuar si pasuesi i Paul Pogba, lojtari i Ajax ka luajtur 20 ndeshje në Holandë dhe ka realizuar një gol e tre asiste këtë sezon. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!