Fisnik Syla paralajmëron padi: Më kanë shantazhuar, do t’ju kushtojë me burg

schedule10:37 - 4 Shkurt, 2022

schedule 10:37 - 4 Shkurt, 2022

Fisnik Syla, në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, tha mes të tjerash se është shantazhuar me para përndryshe do të publikohej audio përgjimi. Syla paralajmëroi padi për agjencinë dhe gazetarët që kanë publikuar audion.

“Më kanë marrë në telefon, më kanë kërcënuar, do të nxjerrësh kaq para në këtë datë. Nuk i trembem askujt. I kam të gjitha me djersën time.”, tha ai. Më tej, ai vuri në dyshim ekzistencën e kompanisë turistike, pasi nuk është në dijeni për të cilën bëhet fjalë.

“Me këto padi që do të bëhen besoj se agjencioni nëse ekziston, do të paditen. Shumë media më kanë shkruar që nuk mundem me e gjetur agjencionin, nuk e di as kush është. Do t’i hedhin në gjykatë dhe besojmë do ta fitojmë. “, tha ai.

Ndërkaq, ai komentoi dhe videot që ka ndarë në rrjete sociale ku shfaqet me shumë të mëdha parash. “Unë nuk jam i këtij kalibri që që bëj këto gjëra. Doja të tregoja se nuk i kam problem paratë. Unë jetoj në shtetin belg dhe gjithçka e kam legale.”, u shpreh më tej Fisniku.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!