Policia e Minneapolis publikoi dje një video që tregon vdekjen e një të riu me ngjyrë në qytetin ku vdiq George Floyd në vitin 2020. Familja e tij kërkon që të zbardhen rrethanat në të cilat ndodhi tragjedia. Amir Locke, 22 vjeç, u vra kur një ekip i Forcave Speciale të Policisë së Minneapolis (SWAT) hyri në apartamentin e tij pak para orës 7:00 të mëngjesit të së mërkurës, sipas mediave lokale.
Videoja, e publikuar mbrëmjen e së enjtes së kaluar, tregon oficerët e policisë që kanë hapur derën me një çelës, duke hyrë brenda drejt dhomës së ndenjes, ku qëndronte i shtrirë një burrë me kapuç.
Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, autoritetet thanë se “pothuajse nëntë sekonda pasi hynë brenda, një burrë i armatosur i drejtoi armën policëve. Brenda “një momenti”, një efektiv policie qëlloi me armën e shërbimit 3 herë.
Gjithashtu sipas komunikimeve radiofonike të policisë përpara sulmit, ekipi i forcave speciale po kryente një urdhër kontrolli, i cili u lejon forcave të rendit të hyjnë në shtëpitë e banorëve pa i njoftuar paraprakisht, raporton abcnews.al
Avokatët e familjes thanë në një deklaratë të enjten se ai “posedonte ligjërisht një armë zjarri” dhe nuk kishte një të kaluar kriminale. Nëna e tij tha për Star Tribune: “Duam drejtësi për djalin tonë”.
“Ashtu si rasti i Breonna Taylor, vrasja tragjike e Amir Locke tregon një model të urdhërave të kontrollit që kanë pasoja vdekjeprurëse për amerikanët me ngjyrë,” tha Crump në një deklaratë.
“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi,” shtoi ai.
/abcnews.al