Tirana përballet nesër me Skënderbeun dhe para mediave ka dalë një ish, Erbim Fagu. Krahu i djathtë i trajnerit Orges Shehi u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetarëve të pranishëm në konferencën e sotme në kompleksin “Skënder Halili”.
NDESHJA E RADHËS – “Skënderbeu është në pozita të vështira në këtë moment të kampionat. Objektivat tona janë më madhore. Bëjmë lojën tonë për të marrë maksimumin. Është ndeshje e vështirë. Nisim një kampionat tjetër, tani jemi më objektiv për të arritur synimin tonë”.
BILANCI – “Kanë qenë dy faza të mira nga skuadra jonë, me ulje e ngritje. Edhe me Kukësin, që është rivali ynë për titull, treguam se jemi ndërtuar për kampion. Tani kundërshtar kemi veten dhe duhet të kemi kujdes në vazhdim”.
EUFORIA – “Në një kampionat të gjatë ka edhe situata me eufori. Lojtarët janë të vetëdijshëm për këto situata dhe euforia nuk ekziston. Ata e dinë që mund të humbësh pas një ndeshje të mirë. Nuk ka vend euforia në këtë ekip”.
RIVALËT – “Edhe Laçi e Kukësi kanë bërë kampionat të mirë, pa harruar Vllazninë. E thashë, kemi kundërshtar veten. Të mbash venin e parë është e vështirë. Kundërshtarët duhet të fitojnë gjithçka për të pritur të gabojmë”.
“Ky kampionat nuk ka skuadra të lehta. Kemi lënë pikë më këto të fundit. Nuk besoj se këto 4 ndeshje vendosin titullin kampion, por nëse marrim maksimumin futemi në rrugën e titullit”, tha Erbim Fagu, i cili si futbollist ka luajtur edhe me Skënderbeun, rivalin e Tiranës nesër. / abcnews.al