Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me Vladimir Putin të hënën në Moskë dhe më të martën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev. Ky është një hap i rëndësishëm diplomatik i liderit francez në një përpjekje për të de-përshkallëzuar situatën dhe që pason një sërë telefonatash të cilat janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit me homologët e tij rusë dhe ukrainas, si dhe me presidentin amerikan Joe Biden.
Putin dhe Macron biseduan mbrëmë në telefon për krizën në Ukrainë. Kjo është telefonata e tretë gjatë një jave mes të dyve, sipas raporteve nga Tass. Mbrëmë, sipas Elysée, Macron foli për 45 minuta me Putin dhe për rreth një orë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
“Disktutimet vijnë pas një sërë bisedash të vazhdueshme midis partnerëve dhe aleatëve europianë. Ato janë pjesë e vendosmërisë së presidentit francez për të vazhduar dialogun dhe për të identifikuar faktorët që mund të çojnë në një de-përshkallëzim”.
“E para, për të kapitalizuar progresin e formatit të Normandisë dhe për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në Donbass. E dyta, për të filluar bisedën për një ekuilibër strategjik në Europë.
/abcnews.al