Roveri robot i ndërtuar nga studentët në rrugën e duhur për të eksploruar Hënën

schedule04:55 - 4 Shkurt, 2022

schedule 04:55 - 4 Shkurt, 2022

Profesori i robotikës William Whittaker ka udhëhequr zhvillimin e një roboti të vogël me rrota të quajtur Iris, i cili mund të bëhet roveri i parë pa ekuipazh i dërguar nga SHBA për të eksploruar Hënën. Iris nuk është ndërtuar nga inxhinierë me përvojë në NASA ose nga një kompani e madhe e hapësirës ajrore, por nga studentët e Universitetit Carnegie Mellon në Pittsburgh. Roboti do të dërgohet në hënë nëpërmjet një anije kozmike në vitin 2022.

Projekti përfaqëson një ëndërr të realizuar për pionierin e robotikës William Whittaker, i cilit është marrë me pastrimin e aksidenteve bërthamore deri në ndërtimin e makinave pa shofer. Më 28 mars 1979, termocentrali bërthamor Three Mile Island pranë Harrisburg, përjetoi një shkrirje të pjesshme në një nga reaktorët e tij. Gazet radioaktive u lëshuan në mjedis dhe ndërtesa e reaktorit u bë shumë e ndotur për njerëzit që të hynin.

William Whittaker, i cili sapo kishte marrë doktoraturën ndërtoi tre robotë për të eksploruar dhe pastruar bodrumin radioaktiv të reaktorit. Kjo shpjegon ai ishte “revolucionare” sepse në atë kohë “nuk kishte robotë të punës bërthamore”. Profesori i robotikës, i cili është në të 70-at, ka qenë që atëherë pas shumë përparimeve të mëdha në robotikë. Pas makinerive të pastrimit bërthamor, Whittaker punoi në robotë të projektuar për të automatizuar proçeset bujqësore dhe për të eksploruar zonat e fatkeqësive, siç janë shembjet e minierave.

Ai më vonë ndërtoi pararendësit e makinave të sotme pa shofer,duke fituar një sfidë të vitit 2007 të sponsorizuar nga agjencia kërkimore e ushtrisë amerikane Darpa. Eksplorimi i Hënës ishte rezultat i një qëllimi të qartë që ai i vuri vetes më shumë se tre dekada më parë. “Kam formuluar vizionin tim, në vitet 80 që përveç zhvillimit, sigurimit, ushqyerjes së planetit Tokë, do të eksploroja botët përtej”.

Vetëm katër rovera pa ekuipazh kanë eksploruar ndonjëherë Hënën, dy Lunokhod-ët e lëshuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet 70 dhe robotët Yutu të dërguar nga Kina gjatë dekadës së fundit. Në vitin 2016, administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump e zhvendosi fokusin për eksplorimin njerëzor të Hënës, Marsit dhe planeteve të tjerë te NASA.

Agjencia hapësinore krijoi një program të quajtur Shërbimi Komercial i Ngarkesës Hënore, për të inkurajuar kompanitë private që të dërgojnë robotë zbarkues në Hënë raporton “BBC”. Fituesit e kontratës do të çonin në sipërfaqe eksperimentet e NASA-s në mbështetje të misioneve njerëzore. Iris do të përfitojë nga një nga këto mundësi fluturimi dhe do të dërgohet në Hënë nëpërmjet një anije kozmike të ndërtuar nga Astrobotic.

Roveri 2 kg, i madhësisë së kutisë së këpucëve funksionon me bateri dhe do të funksionojë në sipërfaqe për 72 orë. Sfidat e paketimit të teknologjisë së kërkuar në një hapësirë ​​kaq të vogël ishin të konsiderueshme, duke përfshirë miniaturizimin e elektronikës. “Është kaq shumë e specializuar dhe e integruar, shkalla e vështirësisë dhe sfidat që duheshin kapërcyer ishin të pabesueshme,” thotë profesor Whitaker.

Sapo Iris të arrijë në sipërfaqen hënore, do të drejtohet në mënyrë aktive nga operatorët në tokë. Kamerat në bord do të dërgojnë imazhe të terrenit në Hënë, duke ndihmuar anëtarët e ekipit të drejtojnë roverin. Të dhënat do të dërgohen në Tokë me një shpejtësi prej 50 kilobitësh në sekondë, që do të thotë se imazhet me cilësi të ulët nga Hëna që do të përdoren për të ndihmuar në drejtimin e roverit do t’iu duhet një minutë kohë për të arritur në Tokë. Imazhet me cilësi të lartë që do të përdoren, për studime shkencore roveri do ti dërgojë në Tokë për 10 minuta.

Krahas Irisit, Whittaker ka ndërtuar gjithashtu një rover më të madh dhe më të aftë të quajtur MoonRanger. Ky rover robot është planifikuar të lëshohet me një anije kozmike të ndërtuar nga kompania Masten Systems në vitin 2023. Roveri i ndërtuar nga studentët do të drejtohet tërësisht nga Toka, ndërsa MoonRanger do të jetë në gjendje të lëvizë në mënyrë autonome, duke e lejuar atë të lëviz përtej diapazonit të komunikimit radio me anijen kozmike të tij.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!