FOTO/ “Aubameyang kishte ëndërruar të luante për Barçën 10 vjet më parë”

schedule19:42 - 3 Shkurt, 2022

schedule 19:42 - 3 Shkurt, 2022

Pierre-Emerick Aubameyang kishte ëndërruar të luante për Barçën 10 vjet më parë.

Kështu e ka zbuluar në rrjetet sociale Fabian Martin, shefi i njohur i picave, i cili arriti të bëhet kampion bote i picave në Napoli.

Martin shpjegon se Aubameyang  shkoi në restorantin e specializuar për picat që ai drejtonte në Barcelonë (në rrugën Via Laiatena) dhe që frekuentonin lojtarët dhe bordi i Barçës.

Aubameyang darkoi me një mik në restorantin e tij një dekadë më parë. Babai i futbollistit ka rrëfyer se “djali im do të donte të vinte në Barça , do të ishte një ëndërr të luaja për ekipin e Barçës. Dhe shikoni, në fund është përmbushur”, deklaron Martin për MD.

“Meqenëse babai kishte qenë gjithashtu futbollist, ne po flisnim për kohën e tij si lojtar në Francë”, shton Fabian. /abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabián Martin (@fabian_martin_pizza)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!