Avokati Spartak Ngjela ka shkëmbyer disa komente në rrjetet sociale me gazetaren Elinda Sulejmani që disa vite më parë ka konkurruar edhe në Miss Shqipëria.
Ditën e djeshme Ngjela ka ndarë foton e tij në profilin zyrtar ku shpesh herë poston analiza rreth aktualitetit politik në vend.
Vëmendjen mes komenteve të shumta e ka marrë komenti i gazetares Sulejmani e cila i shkruan se ai është shumë fotozhenik.
Më pas komenti i saj është pasuar nga ai i Ngjelës që i shpreh falënderimin duke e komplimentuar për pamjen e jashtme.
“Faleminderit mis… Bukuria jote, gjithmonë me jep ndjenjë kënaqësie…”, i shkruan Ngjela.
Komentet
Elinda Sulejmani: Sa fotozenik që je
Spartak Ngjela: Faleminderit mis… Bukuria jote, gjithmonë me jep ndjenjë kënaqësie
Elinda Sulejmani: Do zoti nuk eshte virtuale .
/abcnews.al