Ka shkuar në 19 numri i emigrantëve të pajetë që janë gjetur në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se trupat e pajetë janë gjetur mëngjesin e kësaj të enjtje nga autoritetet turke, thuajse të ngrirë.
Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në zonën e Ipsalës janë gjetur 12 azilkërkues të cilët kishin humbur jetën si pasojë e të ftohtit.
Sipas Ankarasë, emigrantët thuhet se u kthyen në Turqi nga roja kufitare greke./abcnews.al