Prokuroria ngriti akuza të rënda ndaj 23-vjeçarit shqiptar të dyshuar si autor i vrasjes së Alkis Kampanos në Selanik, dy ditë më parë.
Më konkretisht, ai akuzohet për vrasje, tentativë për vrasje në bashkëpunim, sulm me dispozita rënduese të ligjit të sportit, armëmbajtje dhe përdorim të armëve me mjete të rrezikshme.
I riu shqiptar u paraqit sot në gjykatë, ku u njoh me akuzat e ngritura ndaj tij.
Sakaq, autoritetet greke kanë identifikuar bashkëpunëtorët e 23-vjeçarit. Mediat greke raportojnë se hetuesit janë ndihmuar nga kamerat e sigurisë në lagjen ku ndodhi ngjarja. Vrasja e të riu erdhi pas një përplasje mes tifozëve. g.v/abcnews.al